Moska gati për të pushtuar Ukrainën/ Mijëra ushtarë rusë stërviten në kufi

Moska gati për të pushtuar Ukrainën/ Mijëra ushtarë

Disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden kërcënoi homologun e tij rus, Putin me sanksione personale nëse hyn në Ukrainë, ushtria ruse mobilizon kufijtë ukrainas në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

Trupat ushtarake ruse organizuan stërvitje në kufijtë e Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes publikoi disa video nga Rostovi, një qytet rus pranë kufirit perëndimor të Ukrainës.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, disa avionë luftarakë u nisën nga një aeroport rus për t’iu drejtuar Bjellorusisë për të cilën Rusia ka thënë se do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake.

Prurje të reja ushtarake pati edhe gjatë mbrëmjes së të martës, ku dhjetëra kamionë luftarakë zbarkuan në Bjellorusi, ose e thënë ndryshe, në kufirin verior të Ukrainës.

Tensionet duket se janë në rritje dhe Shtëpia e Bardhë e cila ka tërhequr nga Kievi trupat e saj diplomatike thotë se rreziku i një pushtimi rus është i pashmangshëm.

Pavarësisht kërcënimeve nga Perëndimi për pasoja ekonomike dhe jo vetëm, të cilat ata ende nuk i kanë bërë të ditura, Rusia ka mësyrë në kufijtë e Ukrainës me forca ushtarake, për të cilat ata thonë se po stërviten dhe forca separatiste apo paramilitare.

EMISIONET