Moska dëbon 24 diplomatë e konsuj italianë
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 16:10
Rusia dëbon 24 diplomatë e konsuj të zyrës në Moskë të Agjensisë Kombëtare Italiane për promovimin e ndërkombëtarizimin e sipërmarrjes italiane jashtë kufijve.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së jashtme italiane, e cila thotë se "puna e punonjësve tanë është kryer në respekt të plotë rë Traktatit të Vjenës".
Ministria thotë se Italia e dënon këtë akt e kërkon nga Rusia ndaljen e pushtimit të Ukrainës e armëpushim sa më të shpejt.