"Mos u mërzit, e ke ti rradhën", pas sulmit me thikë ndaj Ruzhdie, kërcënohet dhe autorja e "Harry Poter"
Autorja britanike JK Rowling ka marrë një kërcënim me vdekje nga një ekstremist islamik i mbështetur nga Irani, i cili duket se ka lavdëruar sulmuesin e Salman Rushdie, ka shprehur vazhdimisht mbështetje për diktatorin teokratik të Teheranit.
Shkrimtarja e "Harry Potter" dhe aktivistja e lirisë së fjalës, kishte shprehur tmerrin e saj për tentativën e pështirë për të vrarë Rushdie në veri të Nju Jorkut, kur asaj i shkoi kërcënimi rrëqethës në Twitter.
Meer Asif Aziz, i cili e përshkruan veten në Tëitter si një 'student, aktivist social, aktivist politik dhe aktivist kërkimor' me qendër në Karaçi, mbështet Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili shpesh bën thirrje për Izraelin.
Dhe duke iu përgjigjur një postimi tjetër të diktatorit iranian, Aziz shkroi: "I dashur udhëheqës, lufta juaj për botën islame nuk do të shkojë kot derisa ne brezi i ri të jemi me ju".
Rowling, 57 vjeç, kishte postuar mbrëmë në lidhje me sulmin me thikë të Rushdie: “Lajm i tmerrshëm. Ai nuk ndihet mirë tani. Lëreni të rikuperohet".
Aziz, i cili e kishte përshkruar sulmuesin e Rushdie, Hadi Matar, 24 vjeç, si një "luftëtar revolucionar shiit", më pas kërcënoi: "Mos u shqetëso, e ke ti rradhën".
Në një përpjekje për të larguar Aziz nga Twitter, Roëling këtë pasdite postoi: '@TwitterSupport ndonjë shans për mbështetje?' duke kërkuar ndihmë ndaj platformës.
Ajo gjithashtu konfirmoi se policia ishte e përfshirë.