Mos bëni dush gjatë një stuhie, ja pse

Mos bëni dush gjatë një stuhie, ja pse

Aty ku ka bubullima ka vetëtima dhe rrufeja mund të vrasë ose sakatojë në mënyra që nuk do ta prisnit. Kjo përfshin kur jeni në dush, vaskë apo edhe duke larë enët.

Është më mirë të shmangni të gjithë ujin gjatë një stuhie. Mos bëni dush, mos lani enët ose duart," vuri në dukje Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Është mirë të shmangni çdo kontakt me ujin e rrjedhshëm gjatë një stuhie rrufeje për të zvogëluar rrezikun për t'u goditur.

"Qëndroni larg verandave dhe ballkoneve, mos iu afroni dritareve dhe dyerve dhe "MOS u shtrini në dysheme betoni ose mbështetuni pas mureve prej betoni", tha agjencia.

Gjithashtu, mos përdorni asgjë të lidhur me një prizë elektrike, të tilla si kompjuterë ose pajisje të tjera elektronike.

EMISIONET