Momente tmerri në Kinë, turisti bllokohet në urën prej qelqi 100 metra të lartë që po e shkatërronte era

Momente tmerri në Kinë, turisti bllokohet në urën prej qelqi

Një turist në Kinë ka mbetur i bllokuar në një urë qelqi 100 metra të lartë, ndërsa u dëmtua nga era e fortë.

Ura me fund qelqi është e vendosur në një vendpushim të ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë një burrë që kapet fort pas kangjëllave  pasi erërat me shpejtësi deri në 90 milje / orë "shpartalluan" disa prej paneleve të xhamit, shkruan Daily Mail.

Një foto e turistit të bllokuar fillimisht u shpërnda në platformën e mediave sociale Weibo të vendit, ku grumbulloi më shumë se katër milion shikime. 

Sipas një raporti në Straits Times, burri ishte bllokuar në urë për një periudhë të shkurtër.

Ai u shpëtua nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital për të marrë këshillim psikologjik pas momenteve të tmerrit.

Imazhi është shpërndarë edhe në Twitter, ku njerëzit kanë shprehur tmerrin e tyre.

"Kjo është në thelb një nga ëndrrat e mia të ankthit që ndodh në botën reale," komentoi një përdorues i Tëitter.

"Kjo është e tmerrshme", tha një tjetër. 

Vendpushimi u mbyll për një periudhë të shkurtër pas incidentit i cili mund të kishte rezultuar fatal. 

Qyteti tjetër kinez i Zhangjiajie, në veriperëndim të provincës Hunan të Kinës, përmban një urë të famshme prej xhami e cila është  300 m e lartë.

 

EMISIONET