“Mobilizuam burimet tona”, Kremlini: Rusia parandaloi kolapsin ekonomik pas sanksioneve perëndimore
“Autoritetet ruse ishin në gjendje të parandalonin kolapsin ekonomik që kërcënoi vendin pas futjes së sanksioneve të paprecedentë në vitin 2022.”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Kishte një kërcënim për një kolaps, ne vërtet duhej të mobilizonim të gjitha burimet dhe forcat e brendshme për të parandaluar këtë kolaps”, theksoi ai, duke vënë në dukje se ekonomia ruse u godit më pas nga barra e sanksioneve të paprecedentë.
“Asnjë vend në botë nuk është përballur ndonjëherë dhe teorikisht asnjë vend në botë nuk është në gjendje të përballojë një goditje të tillë,”- tha Peskov.