Mobilizohen të rinjtë në Francë, përleshje mes policisë dhe protestuesve në Place de la Concorde
Oficerët e policisë u përleshën me protestuesit mbrëmjen e së premtes në Paris, ndërsa një tubim po zhvillohej pranë selisë së Asamblesë Kombëtare.
Në pamjet e transmetuara nga agjencia Reuters, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishte mbledhur në Place de la Concorde.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron dëshiron të rrisë moshën e daljes në pension në 64 vjeç nga 62 vjeç që është, për të cilën thotë se është e nevojshme për të siguruar që sistemi të mos shembet.
???????? Protesters are firing fireworks mortars on riot police units near Place de la Concorde....I love fire works pic.twitter.com/lfFgsGfL5u
— ???????????????? ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????? (@72powpow) March 17, 2023
Më herët pasdite rreth 200 të rinj u mblodhën jashtë komisariatit të policisë në Arrondissementin 1 të Parisit, ku ishin marrë dy studentë të arrestuar në mëngjes.
Në të gjithë Francën, rreth 15 universitete janë bllokuar dhe 20 të tjerë janë 'pushtuar', sipas sindikatës studentore L'Alternative, e cila është në krye të këtyre protestave.
???????? Protesters at Place de la Concorde are starting to build barricades. pic.twitter.com/pnlAVAl6qd
— ???????????????? ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????? (@72powpow) March 17, 2023
Në Paris pati dy tubime të vogla dhe studentët u përpoqën të organizonin një demonstratë spontane në mbështetje të punonjësve sanitare pariziane në grevë.
Me ndërhyrjen e policisë, të grumbulluarit janë shpërndarë me shpejtësi.
Disa shkolla të mesme në Paris janë bërë pjesë gjithashtu.
“Kemi arritur të mobilizojmë të gjithë studentët. Kjo tregon se kemi unanimitet”, tha një nxënëse 16-vjeçare në shkollën e mesme Henri Cater.
#Paris tonight a fire has been lit on the Place de la Concorde in front of the National Assembly. pic.twitter.com/g9txnHRS0B
— Anti Lockdown Alliance(GLOBAL) (@Demo2020cracy) March 17, 2023