Ministri ngre alarmin: Gjermania në krizë për gaz. Reduktoni konsumin!

Ministri ngre alarmin: Gjermania në krizë për gaz. Reduktoni

Gjermania ka aktivizuar fazën e dytë të planit të saj të emergjencës me tre faza për furnizimet me gaz natyror, njoftoi të enjten Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendës Kancelari i vendit Robert Habeck.

"Gazi tani e tutje është në mungesë në Gjermani”, u tha Habeck gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Habeck u bëri thirrje gjermanëve të reduktojnë përdorimin e karburantit si pjesë e një përpjekjeje kombëtare.

"Tani po bëjmë thirrje për të reduktuar konsumin e gazit, veçanërisht duke parë përpara muajve të dimrit të ardhshëm,” tha ai.

Ministri tha se vendimi i qeverisë për të ngritur nivelin në "alarm" pason shkurtimet në dërgesat ruse të bëra që nga 14 qershori dhe vazhdimin e çmimit të lartë të tregut për gazin. Habeck tha se faza e tretë dhe më e lartë është niveli i "emergjencës".

Gjermania është shumë e varur nga gazi i Moskës për të furnizuar shtëpitë dhe industrinë e rëndë, por ka arritur të zvogëlojë pjesën e Moskës në importet e saj në 35% nga 55% para fillimit të luftës në Ukrainë.

Habeck tha se siguria e furnizimit ishte aktualisht e garantuar, pavarësisht nga një "gjendje e përkeqësuar në tregun e gazit" ditët e fundit. Çmimet në rritje ishin "strategjia e Putin për të na sulmuar ekonomikisht, për të rritur çmimet dhe për të na ndarë. Jemi në një konfrontim ekonomik me Rusinë”.

Habeck tha se ndërsa objektet e depozitimit të gazit janë aktualisht të mbushura me 58% kapacitet, më i lartë se në këtë kohë të vitit të kaluar, qëllimi për të arritur 90% deri në dhjetor nuk do të jetë i arritshëm pa masa të mëtejshme.

Kujtojmë se fill pas inicimit të sulmit të Rusisë në Ukrainë, kancelari Olaf Scholz pezulloi projektin e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm nga Moska, Nord Stream 2.

EMISIONET