Ministrja holandeze jep dorëheqjen, pranon se ka keqmenaxhuar krizën afgane

Ministrja holandeze jep dorëheqjen, pranon  se ka keqmenaxhuar krizën

Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag,  ka dhënë dorëheqjen për shkak të menaxhimit të krizës  së evakuimit të afganëve ,muajin e kaluar.

Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet për shkak të kaosit që pasoi pas  marrjen nën kontroll të Afganistanit nga talibanët.

Deputetët holandezë miratuan  një mocion censure ndaj saj, duke thënë se qeveria ishte shumë e ngadaltë për t'u përgjigjur dhe la pas shumë afganë që duhej të ishin në gjendje të iknin, shkruan BBC.

Kaag tha se qëndron pas veprimeve të saj, por pranon vendimin e deputetëve.

Ajo pranoi se qeveria ishte e ngadaltë dhe e paqartë, në menaxhimin e krizës afgane.

Hollanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit. Por, qindra afganë që kanë punuar me trupat holandeze, u lanë atje.

Kaag pranoi se qeveria kishte vepruar në bazë të "supozimeve të gabuara", por këmbënguli se ngritja e shpejtë e talibanëve në pushtet i kishte habitur të gjithë, "përfshirë edhe vetë talibanët".

Këtë javë, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, i cili u kritikua shumë për vazhdimin e pushimit pasi Kabuli ra në duart e militantëve, u zëvendësua në një riorganizim të Qeverisë./Ora News/

EMISIONET