Ministri tajvanez: Nuk mund të tolerojmë mungesën e dialogut me Pekinin!
Ministri i Këshillit të Çështjeve Kontinentale të Tajvanit dhe zyrtari më i lartë i qeverisë tajvaneze përgjegjës për marrëdhëniet me Pekinin deklaroi për gazetën japoneze Nikkei se Taipei nuk do të tolerojë që qeveria kineze të vazhdojë të angazhohet në mënyrë aktive vetëm me opozitën e Tajvanit, ndërkohë që refuzon të angazhohet me administratën e Presidentit Lai Ching-te dhe të krijoj dialog me të.
Tajvani, sipas Chiu nuk mund të injorojë atë që qeveria e ishullit e sheh si përpjekje të Kinës për të nxitur ndarjen politike.
“Sa i përket vizitës së personelit të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit, ne nuk do t’i lejojmë ata të hyjnë si në të kaluarën,” tha zyrtari, duke sugjeruar se qasja e zyrtarëve kinezë në ishull mund të lidhet me gatishmërinë e tyre për t’u takuar me administratën e Lai në një baza të barabarta.
Chiu citoi gjithashtu udhëzimet e “22 neneve” të lëshuara nga Partia Komuniste Kineze në qershor për të ndëshkuar mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit.
“Qeveria jonë është veçanërisht e shqetësuar për sigurinë personale të qytetarëve tanë në kontinent”, theksoi zyrtari tajvanez.