Ministri i ri për Marrëdhëniet me BE në Bruksel për të rivendosur marrëdhëniet me bllokun
Ministri britanik për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Nick Thomas-Symonds do të udhëtojë në Bruksel për të theksuar angazhimin e qeverisë së re të Britanisë së Madhe për të rivendosur marrëdhëniet me bllokun.
“Thomas-Symonds do te takohet me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Maros Sefcovic për të diskutuar për thellimin e lidhjeve”, sipas Zyrës së Kabinetit Britanik.
Vizita e tij vjen përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim, pranë Oksfordit, këtë javë.
Kryeministri Keir Starmer, Partia Laburiste e qendrës së majtë të të cilit fitoi fuqishëm zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij muaji, do të mirëpresë të enjten 45 liderë nga vendet fqinje – ndërsa kërkon të krijojë një pakt të ri ambicioz sigurie BM-BE për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje me aleatët kryesorë si p.sh. si Franca dhe Gjermania.
Qeveria e re britanike dëshiron ‘të riparojë’ dëmet në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian e shkaktuar nga mosmarrëveshjet e Brexit-it – dhe të arrijë një marrëveshje më të mirë me BE-në sesa marrëveshja tregtare e “dështuar” e nënshkruar nga Boris Johnson.
Starmer i dha Thomas-Symonds detyrën e sapokrijuar të ministrit për marrëdhëniet me BE-në, i ngarkuar me udhëheqjen e diskutimeve dhe përmirësimin e lidhjeve me bllokun.
Ministri ishte gjithashtu pjesë e delegacionit të Starmer në mbledhjen e NATO-s të javës së kaluar në Uashington.