Ministri i Jashtëm turk thirrje botës myslimane për embargo armësh kundër Izraelit: Duhet ndaluar gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza

Ministri i Jashtëm turk thirrje botës myslimane për embargo

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri sot thirrje botës myslimane që të bëjë presion për një embargo armësh kundër Izraelit, duke theksuar se Turqia ka marrë mbështetjen e 52 vendeve për këtë çështje. 

“Ne të gjithë duhet të bëjmë atë që duhet për të marrë më shumë përgjegjësi në këtë çështje. Tani është koha për të treguar unitetin tonë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Ligës Arabe në Riad.

Fidan theksoi se sulmet e Izraelit ndaj Gazës duhet të ndalen dhe nënvizoi nevojën për veprim kolektiv. Ai theksoi se ajo që i mungon kauzës palestineze nuk është përkushtimi apo baza morale, por veprimet vendimtare. Ministri turk nënvizoi se ezistojnë masa për të ndaluar gjakderdhjen e vazhdueshme dhe për të parandaluar luftën e afërt rajonale.

"Si hap i parë, ne mund të shtyjmë për një embargo armësh kundër Izraelit," tha ai, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas burimeve diplomatike turke, takimi i ministrave të jashtëm u zhvillua në kuadër të samitit të jashtëzakonshëm arabo-islamik në kryeqytetin saudit, Riad. Samiti shqyrtoi zbatimin e rezolutave të miratuara vitin e kaluar dhe pritet të miratojë masa të reja që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve izraelite në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban .

Një nga rezultatet kryesore të vitit të kaluar ishte formimi i Grupit të Kontaktit të Gazës, i cili përfshin Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë, Katarin, Palestinën, Indonezinë dhe Nigerinë, për të adresuar krizën në enklavën palestineze, ku Izraeli ka vazhduar ofensivën e dhunshme për 13 muajt e fundit.

Që atëherë, Grupi ka bërë vizita ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me organizata globale, duke mbrojtur zgjidhjen me dy shtete dhe duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet palestineze. Samiti i përbashkët urgjent arabo-islamik u mbajt në Riad nëntorin e kaluar për të kundërshtuar agresionin e Izraelit.

EMISIONET