Çmimi Nobel për letërsi i shkon shkrimtares franceze, Annie Ernaux

Çmimi Nobel për letërsi i shkon shkrimtares franceze, Annie

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, është shpallur fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2022. Në motivacionin e akademisë shkruhet se autorja Ernaux, përmes shkrimit të saj, shqyrton një jetë të shënuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën sociale. Ajo vlerësohet për mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.

“Unë e konsideroj këtë si një nder të madh për mua dhe në të njëjtën kohë një përgjegjësi të madhe, që më është dhënë”, tha Ernaux për transmetuesin publik suedez SVT, pak çaste pas shpalljes së çmimit.

Annie Ernaux ka shkruar mbi tridhjetë vepra letrare si dhe ka fituar 14 çmime të ndryshme anembanë botës.

Romani i saj debutues ështe "Les Armoires Vides" në 1974, por ajo fitoi njohje ndërkombëtare pas botimit të "Les Années" në 2008, e përkthyer në anglisht "The Years" në 2017.

"Është projekti i saj më ambicioz, i cili i ka dhënë asaj një reputacion ndërkombëtar dhe një sërë ndjekësish dhe dishepujsh letrarë," tha Akademia për atë libër.

Nga autorja fituese e çmimit prej 10 milionë koronash suedeze, në shqip janë botuar dy libra: "Kujtime vajze" dhe "Pasion i thjeshtë". 

Ernaux lindi dhe u rrit në Yvetot, Normandi. Ajo studioi në universitetet e Rouen-it dhe më pas në Bordo, duke u kualifikuar si mësuese dhe mw pas mori edhe një diplomë të lartë në letërsinë moderne (1971).

Çmimi i dedikuar autores 82-vjeçare kap vlerën e rreth 914,704 dollarë.

Asaj iu dha çmimi "për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale".

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Në një intervistë për SwissLife në 2021, ajo është pyetur nëse suksesi e ka bërë jetën e saj më të lirë apo më pak të lirë. 

"As njëra, as tjetra. Suksesi nuk do të thotë shumë për mua. Ka pak influencë në atë çfarë bëj ose si e shikoj veten time. Unë jetoj për të shkruar. Në shumicën e kohës shkruaj në shtëpinë time. Nganjëherë i them vetes nëse kam humbur gjë, sepse vetëm shkruaj. Por kur lexoj shumë letra të njerëzve të cilët më tregojnë sesa të rëndësishme janë librat për ta dhe si u kanë ndryshuar jetët e tyre, i them vetes: Ia vlente. Ndoshta pikërisht për këtë jam këtu", ishte përgjigjja e saj.

Çmimi Nobel për letërsi i shkon shkrimtares franceze, Annie

EMISIONET