Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse, pasuria e Yuri Milner vlerësohet 3.5 miliardë dollarë

Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse, pasuria e Yuri Milner

Rusi më i pasur në Silicon Valley, Yuri Milner, tha se hoqi dorë nga shtetësia ruse pas pushtimit të Ukrainës.

Pronari i Dst Global e bëri të ditur në llogarinë e tij në Twitter, duke sqaruar se procedura ka përfunduar në gusht.

Miliarderi, i cili sipas Forbes ka një pasuri prej rreth 3.5 miliardë dollarë, tha se ai dhe familja e tij u larguan nga Rusia në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë. Kur Rusia sulmoi Ukrainën në fillim të këtij viti, ajo dënoi "luftën e Rusisë kundër Ukrainës, fqinjit dhe vendit të saj sovran".

EMISIONET