Mijëra refugjatët afganë në ditë shkojnë Turqi, Biden jep 100 milionë dollarë

Mijëra refugjatët afganë në ditë shkojnë Turqi,

Me mijëra refugjatë afganë i janë drejtuar Turqisë për të kërkuar strehim, ndërsa kërkojnë që të largohen nga zonat që janë marrë nën kontroll nga talebanët në vend.

Mediet turke shkruajnë se vendi po përballet me një ndjenjë të fortë kundër emigrantëve, dhe Turqia nuk ka një mekanizëm për të siguruar ndalimin e emigracionit të paligjshëm në kufijtë e saj.

Ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani, përplasjet midis talibanëve dhe qeverisë Afgane janë intensifikuar jashtëzakonisht shumë, ku me mijëra qytetarë largohen në Pakistan, Turqi apo Iran.

Analistët shkuajnë se qindra të tjerë kërkojnë që të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian për një jetë më të mirë. Mediet turke shkruanin se që në fillim të korrikut një lumë të ri emigrantësh të parregullt hynin në Turqi më këmbë, ndërsa vendi përballet me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë dhe flukse të tjera migratore nga Siria, Iraku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Zyrtarët turq shkruajnë se numri i azilkërkuesve me origjinë afgane që hyjnë në Turqi përmes Iranit në javët e fundit qëndron midis 1,000-1,200 në ditë. Sipas ekspertëve, kjo shifër mund të rritet në më shumë se 2,000 deri në gusht dhe shtator, nëse talibanët zgjerojnë territoret e tyre.

Administrata Biden ka dhënë një shumë prej 100 milionë dollarësh për refugjatët afganë, ndërsa po thotë se puna është përshpejtuar për 18000 aplikuesit për vizë.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të fillojnë evakuimin e mijëra afganëve që kanë punuar me ta, sepse është frika se talebanët mund të hakmerren ndaj tyre pse kanë punuar me qeverinë amerikane.

 

EMISIONET