Mijëra hektarë nën pushtetin flakëve, Kalifornia përfshihet nga një zjarr i paparashikuar për stinën

Mijëra hektarë nën pushtetin flakëve, Kalifornia

Mijëra hektarë janë përfshirë nga flakët në Kaliforni, në një zjarr të paparashikuar për stinën. Ekspertët vlerësojnë se një faktor janë ndryshimet klimaterike, por pavarësisht kësaj muajt e fundit kanë qenë të lagësht duke shkaktuar një situate te papritur.

Një zjarr surreal ka përfshirë qarkun Monterey, në Kaliforni, duke djegur mijëra hektarë tokë dhe duke çuar në mbylljen e autostradës 1.

Fillimisht flakët e mëdha janë parë në kanionin e Palo Kolorados, në një zonë rurale gjatë së premtes.

Më pas, kanë ndikuar nga erërat e forta janë përhapur me shpejtësi përgjatë bregut të Big Sur të Paqësorit, deri pranë urës së famshme Bixby Creek, duke bërë që autostrada të mbyllet në dy drejtime.

Në shërbim të situatës alarmante janë vënë në dispozicion forcat e zjarrëfikseve nga 13 agjenci të bregut qëndror të kalifornise, ndërkohë që puna ende po vazhdon,ashtu si edhe hetimet për shkaqet e rënies së tij.

Rreth 500 njerëz janë evakuar dhe nuk raportohet për të lënduar apo viktima, pasi rajoni ku ka ranë zjarri është relativisht pak i banuar.

Numri i zjarreve në Kaliforni zakonisht arrin kulmin rreth verës, dhe ato në muajt më të freskët janë të rralla, por ndryshimi i klimës po i shtyn zyrtarët të marrin një qasje tjetër, shpjegon zëdhënësja e Cal Fire, Cecile Juliette.

Sipas metreologëve thatësira afatgjatë ka vepruar si një sëmundje kronike, por muajt e fundit janë raportuae të lagësht duke shkaktuar një situate te papritur për zjarret.

Një nga flakët më serioze në vitet e fundit ishte zjarri Soberanes i vitit 2016 përgjatë autostradës 1 në jug të Carmel-by-the-Sea, rreth 75 milje jashtë San Jose.

Zjarri dogji afro 60 shtëpi dhe vrau një operator buldozeri dhe ishte ndër zjarret më të shtrenjta për të luftuar në historinë e shtetit në atë kohë.

EMISIONET