Mijëra artikuj të "Game of Thrones" dalin në ankand, çmime nga 500 deri në 20 mijë dollarë
Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 artikuj nga ky serial i njohur i rrjetit televiziv amerikan HBO do të dalin në ankand, me çmime që variojnë nga 500 deri në 20 mijë dollarë.
Organizuar nga shtëpia e ankandeve "Heritage", artikujt e ekspozuar do të përfshijnë pajisjet legjendare të Jamie Lannister, protezat e White Walkers, si dhe pelerina, pallto dhe komplete lëkure të veshura nga Emilia Clarke ose shpata famëkeqe e Kit Harington.
Duke theksuar popullaritetin e këtij seriali edhe pesë vjet pasi ndaloi transmetimin, zëvendëspresidenti i HBO Jay Rowe tha se ankandi i ardhshëm do të jetë një mundësi për shikuesit e tij besnikë që të "rrëmbejnë një pjesë të historisë".
Ankandi do të mbahet nga data 10 deri më 12 tetor në Dallas dhe nga 17 shtatori deri më 4 tetor artikujt do të jenë të disponueshëm për t'u parë në shtëpinë e ankandeve "Heritage" në Nju Jork dhe Londër.