Micron do të investojë 100 miliardë dollarë për të ndërtuar fabrikën e çipave në Nju Jork

Micron do të investojë 100 miliardë dollarë për të

Micron tha të martën se do të investojë deri në 100 miliardë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme për të ndërtuar një fabrikë masive gjysmëpërçuese në veri të Nju Jorkut. Lëvizja vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të rritur prodhimin vendas të çipave.

Firma me bazë në Idaho tha se ka në plan të ndërtojë fabrikën më të madhe të gjysmëpërçuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara në Clay, Nju Jork. Micron tha se objekti i ri, rreth 15 milje nga Sirakuza, do të krijojë rreth 50,000 vende pune në Nju Jork gjatë dy dekadave të ardhshme.

Puna e përgatitjes së kantierit do të fillojë në vitin 2023.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Në gusht, Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin "Akti i CHIPS dhe Shkencës", i cili synonte të nxiste prodhimin amerikan të çipave me një investim prej më shumë se 200 miliardë dollarëve gjatë pesë viteve të ardhshme. Paketa përfshinte rreth 52 miliardë dollarë për prodhimin dhe kërkimin e çipave.

Në një deklaratë të martën, presidenti dhe CEO i Micron, Sanjay Mehrotra tha se ai është "mirënjohës ndaj Presidentit Biden dhe administratës së tij që e kanë bërë 'Aktin për CHIPS dhe Shkencën' prioritet".

Kompania tha se stimujt prej 5.5 miliardë dollarësh nga Nju Jorku, së bashku me fondet e parashikuara federale dhe kreditë tatimore nga Akti i CHIPS dhe Shkencës, "janë kritike për të mbështetur punësimin dhe investimet kapitale".

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, se ky investim do të ndihmojë "ta çojë shtetin në një tjetër Revolucion Industrial".

EMISIONET