"Meta" rishikon përdorimin e fjalës "Zionist" në mes të luftës Izrael-Hamas

"Meta" rishikon përdorimin e fjalës "Zionist"

“Meta” të premten konfirmoi se po vlerëson se kur fjala “Zionist” duhet të konsiderohet gjuhë urrejtjeje pasi antisemitizmi në internet përshkallëzohet mes luftës Izrael-Hamas.

Titani i teknologjisë pas Facebook dhe Instagram, konfirmoi një raport të “Washington Post” se po mendon të zgjerojë ndalimin e gjuhës së urrejtjes për të përfshirë më shumë përdorime të termit, veçanërisht kur duket se është një zëvendësues i keq për “hebrenjtë” ose “izraelitët”.

“Duke pasur parasysh rritjen e diskursit publik të polarizuar për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, ne besojmë se është e rëndësishme të vlerësojmë udhëzimet tona për rishikimin e postimeve që përdorin termin sionist,” tha një zëdhënës i Meta.

“Ndërsa termi sionist shpesh i referohet ideologjisë së një personi, e cila nuk është një karakteristikë e mbrojtur, ai mund të përdoret gjithashtu për t’iu referuar popullit hebre ose izraelit.”

Politika Meta ndalon sulmet ndaj njerëzve të bazuar në fe ose kombësi, që do të thotë se kompania përballet me sfidën e dallimit kur “Zionist” i referohet ideologjisë ose një grupi njerëzish. Sipas kompanisë, Meta po mendon se si e zbaton ndalimin e gjuhës së urrejtjes për postimet me atë fjalë.

“Gjigandi i mediave sociale me bazë në Silicon Valley duhet të jetë i kujdesshëm që politikat e përmbajtjes të mos jenë të njëanshme kundër zërave pro-palestinez që flasin kundër luftës“, tha studiuesi dhe këshilltari i Amnesty International, Alia Al Ghussain.

Një ndalim i plotë i kritikave ndaj “Zionizmit” ose “Zionistëve” në platformat Meta do të kufizonte lirinë e fjalës së atyre që përpiqen të tërheqin vëmendjen ndaj “krimeve mizore të kryera nga forcat izraelite në Gaza”, tha Al Ghussain në një deklaratë.

“Ky rishikim i propozuar është veçanërisht shqetësues duke pasur parasysh situatën aktuale të tmerrshme në Rripin e Gazës,” tha Al Ghussain për shqyrtimin e brendshëm të Metës.

EMISIONET