Merr fund 'zjarri'! Pas njoftimit të Trump, India dhe Pakistani konfirmojnë armëpushimin
Më herët, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.
Sipas mediave të huaja, ky njoftim i Presidentit Trump është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Pakistanit.
Ishaq Dar ka shkruar në rrjetin social ‘X’: “Pakistani dhe India kanë rënë dakord për një armëpushim me efekt të menjëhershëm.”
"Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis për sovranitetin dhe integritetin e tij territorial", shkroi ai më tej.
Ndërkohë edhe India ka konfirmuar armëpushimin, pas njoftimit nga drejtori ushtarak i Pakistanit.
Ministria e Jashtme e vendit ka thënë se armëpushimi filloi në orën 17:00 në Indi (ora 13:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar).
Po ashtu Ministrja e Jashtme shtoi se drejtori i përgjithshëm i operacioneve ushtarake të Pakistanit telefonoi këtë pasdite dhe u ra dakord që të dyja palët të ndalonin të gjitha të shtënat.
Deklarata shtoi se do të ketë bisedime të tjera midis Indisë dhe Pakistanit më 12 maj.