Mercedes-i 50,000 dollarë shkatërrohet kur shpërthen në flakë teksa karikohej

Mercedes-i 50,000 dollarë shkatërrohet kur shpërthen në

Një familje në Angli është me fat që shpëtuan pa iu djegur shtëpia kur automjeti tyre luksoz elektrik shpërtheu në flakë para hyrjes.

Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregonin modelin sportiv që digjet me intensitet para derës së shtëpisë së Scott e Georgina Bayliss në Northampton në Anglinë qendrore.

Zjarri i baterisë ishte aq i fuqishëm sa dogji garazhin e tyre dhe megjithë numrin e madh të zjarrfikësave nuk arrihej të vihej nën kontroll.

Ngjarja e fundit të muajit të kaluar ndodhi rreth orës 9.15 të darkës, teksa makina po karikonte baterinë e saj, shkruan rrjeti vendas Metro.

Babai i dy fëmijëve Scott tha: “Ne po shihnim TV kur dëgjuam një plasje të lehtë dhe im bir mendoi se ishin fishekzjarrë, por më pas kishte një shpërthim të fortë dhe flakët e frikshme u përhapën kudo.

Burri shtonte se ashpërsia e zjarrit ishte e paimagjinueshme. Familja kishte arritur të dilte nga shtëpia ndërsa Scott përpiqej më kot të fikte flakët me një zorrë uji.

Zjarri i baterive nuk mund të fiket me mjete konvencionale dhe zjarrfikësit janë rekomanduar të sigurojnë vetëm ambjentet rreth tij, e të lënë flakët e baterisë derisa të ezaurohen vetë.

Sipas raportimeve makina e blerë në vitin 2022, kishte pësuar “nxehje të pakontrolluar të baterisë” pa pasur mundësi të ftohej, edhe pse nuk ishte përdorur prej dhjetë orësh.

Scott deklaroi më tej: “Nuk e di po kjo nxehja e pakontrolluar zgjati rreth 20 minuta dhe më pas bateria shpërtheu. Mund të shikoni avujt nga prapa, ishim në kaos për disa orë”.

Zyrtarët që erdhën për të hetuar incidentin thanë se automjeti ishte djegur krejtësisht dhe ishte e vështirë të përcaktohej shkaku i zjarrit.

Gruaja 49 vjecare Georgina, tha: “Jemi me fat që shpëtuam vetë dhe që shtëpia jonë është ende në këmbë. Kur pamë ato flakë vetëm morëm qentë dhe dolëm nga dera e pasme”.

Një zëdhënës i kompanisë Mercedes-Benz UK tha: “Na vjen keq që mësojmë për këtë incident, ne kontaktuam menjëherë me sigurimet e automjetit dhe nisën ekzaminimin e tij. I kemi ofruar zotit Bayliss një makinë tjetër hua, si gjest i vullnetit të mirë”.

EMISIONET