Mema: Trump pati kufizim të lirisë së fjalës nga mediat tradicionale, gjeti 'shpëtim' tek rrjetet sociale
Medlir Mema, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Brigham Young University-Idaho, SHBA në një intervistë në Ora News u shpreh se Trump do firmosë disa dokumenta që sot që janë urdhëra ekzekutivë dhe që nuk kanë nevojë për një dakordësi nga ana e kongresit amerikan.
Mema: Këto kanë qenë pjesë e fushatës së tij.
Për Trump 4 vitet e fundit janë karakterizuar nga një kufizim në vazhdimësi në rritje të lirisë së fjalës sidomos nga mediat tradicionale.
Flasim për televizionet e gazetat.
Ndërkohë që shpëtimi i tij ka qenë pikërisht rrjetet sociale.
Ai ka deklaruar që ditën e parë sot që ai do firmosë disa dokumenta që janë urdhëra ekzekutivë që nuk kanë nevojë për një dakordësi nga ana e kongresit amerikan.