Me video/ Goditje me grushte dhe shqelma, sherr masiv në aeroport, 3 në spital

Me video/ Goditje me grushte dhe shqelma, sherr masiv në aeroport, 3

Një sherr masiv ka ndodhur midis disa burrave në Aeroportin e “Luton” të Londrës.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë e sherrit, tre persona kanë përfunduar në spital, ndërsa 17 të tjerë janë arrestua nga policia.

Ndërkohë në videon që është publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet se disa burra që zihen me grushte, shkelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin me valixhe në zonën e pritjes në aeroport. Mëoshet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit së djeshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Mediat raportojnë se sherri nisi pasi një burrë hodhi një shishe drejt një gruaje, e cila ishte duke ofenduar një tjetër grua në aeroport. 

Ndërsa disa pasagjerë të tjerë bërtisnin ‘ndalo’, grupi sulmonte njëri-tjetrin me karriget në zonën e pritjes.

Një nga pasagjerët në aeroport tha mediat “Pati një shkëmbim fjalësh midis grave, dhe pastaj ato filluan të grindeshin, duke bërtitur. Unë nuk e kuptoja këtë gjuhë, por ishte e lehtë të shihja se çfarë po ndodhte”.

Policia po heton përleshjen dhe autoritetet e aeroportit u kanë kërkuar falje pasagjerëve të tjerë që u shqetësuan për shkak të  përleshjes.

EMISIONET