Me shpatë samurai në kishë, vritet i riu, plagosen katër të tjerë
Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur një burrë i armatosur me një shpatë samurai sulmoi një kishë në Spanjën juglindore, raportoi gazeta El Mundo, duke cituar burime policore.
Sipas Agence France-Presse, nga sulmi mbeti i vrarë i riu i kishës, ndërsa mes të plagosurve është edhe famullitari, gjendja e të cilit konsiderohet e rëndë.
Sulmi ndodhi në kishën famullitare të qytetit Algeciras.
Autori u arrestua.
La policía detiene al autor del apuñalamiento en la parroquia de San Isidro de Algeciras https://t.co/G8F3ISvAAu pic.twitter.com/ehvH5SKUXM
— EL MUNDO (@elmundoes) January 25, 2023