Me anije nga Shqipëria në Itali, 25-vjeçarja arrestohet për trafik droge sapo zbret në port

Me anije nga Shqipëria në Itali, 25-vjeçarja arrestohet

Një 25-vjeçare nga Umbertide, përfundoi në "Arrest shtëpie" për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria në Itali dhe zbriti në portin e Ankonës me anije. 

Ajo ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë. 

25-vjeçarja u përball me policët  e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Falë informacioneve të marra nga hetuesit, ajo është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht 2022 në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria.

Kundër burrit të saj është lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik

EMISIONET