Më 7 tetor do bëhet varrimi në Shqipëri i 37 vjeçares shqiptare, viktimë e feminicidit

Më 7 tetor do bëhet varrimi në Shqipëri i 37 vjeçares

Shqiptarja Klodiana Vefa e cila u ezekutua për vdekje në Itali, nga ish bashkëshorti i saj Alfred Vefa, i cili më pas u vetëvra, do të varroset në Shqipëri.

Varrimi do të bëhet ditën e shtunë datë 7 tetor.

Ka qenë dëshira e familjes që vajza e tyre të prehej në atdhe e dy fëmijët e saj do shoqërojnë trupin e nënës drejt Shqipërisë për ta përcjellë në banesën e fundit.

Bashkia e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka vënë në dispozicion një llogari bankare solidariteti në ndihmë të dy fëmijëve ende minorenë për të vazhduar jetesën e tyre në Itali, vendi ku u rritën e shkollohen.

EMISIONET