Mbyllet përkohësisht aeroporti i Hong Kongut, shkak ulja emergjente e një avioni
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut u mbyll përkohësisht pas uljes emergjente të një avioni mallrash. Pista u rihap pasi u hoq avioni që u dëmtua gjatë uljes, raporton Reuters.
Avioni nuk mund të lëvizte për disa orë për shkak të sistemit të tij hidraulik. Për shkak të këtij incidenti janë vonuar 186 fluturime.
Avioni i ngarkesave që bëri uljen emergjente ishte një Boeing 747 që u ngrit në orën 4 të mëngjesit me orën lokale nga Hong Kongu në Alaska, duke u kthyer në të njëjtin aeroport katër orë më vonë pasi ktheu Tajvanin, sipas Reuters.