Mburrej me pasurinë e tij nga vila 10 milionëshe, 46-vjeçari shpall falimentimin pas…

Mburrej me pasurinë e tij nga vila 10 milionëshe, 46-vjeçari

Një 46-vjeçar britanik, i cili pretendonte se ishte nga më të pasurit në vend, ka shpallur falimentimin pas borxheve që arrinin 725 milionë paund. Kjo gjë erdhi vetëm gjashtë muaj pasi miliarderi mburrej me pasurinë e tij nga vila 10 milionëshe, ku banonte me partneren modele.

Është fjala për Bob Bull, i cili ishte renditur së fundmi i 88-ti më i pasur në vend, besohej se zotëronte më shumë se 2 miliardë paundë kur i tregonte gazetarëve vilën e tij me sallë bowling-u dhe koleksionin e 12 makinave sportive.

Sipërmarrësi kishte bërë pasurinë duke transformuar një parking rulotash në një kompleks vilash të vogla, por tani avokatët e tij thonë se pretendimet e zotit Bull për pasurinë ishin të gabuar, shkruan rrjeti Bloomberg.

Borxhet gjigante nisën të akumuloheshin pas falimentimit të kompanisë së tij RoyaleLife, dhe 22 huave të marra nga biznesmeni.

Zoti Bull, i cili është martuar dy herë më parë, tani jetonte me të fejuarën norvegjeze Sara Nilsen, 30 vjeçe, pranë Southampton, dhe shpreson të arrijë një marrëveshje për të shlyer borxhet e tij me interesa të vogla, thonë dokumentet e gjyqit.

“Nuk do të jetë një fitim i madh për kreditorët por ata do të marrin paratë,’ tha avokati i tij Ben Channer.

Por kjo nuk është hera e parë që biznesmeni përballet me falimentim pasi dhe në vitin 2016, ai i rezistoi padive për kthimin e 3.5 milionë paundëve që i detyrohej kreditorëve.

Në biznesin e tij Bull blinte pronat me vlerën e tregut dhe ndërtonte shtëpi të parafabrikuara që ua shiste klientëve në komunitetin e ri, secila me rrugën e saj private, me kopsht dhe plevicë.

Vila ku ai banonte me gruan dhe dy qen, kishte një sallë ‘bowling’ me tre pista, si dhe gjashtë garazhe të dyfishta.

Më herët raportohet se Bull kishte qenë më parë krye-kamerier i kreut të marinës britanike.

Ai bashkë me zonjën Nilsen kanë një tjetër shtëpi 1 milion euro Kristiansund, në qytezën norvegjeze të së fejuarës.

Dyshja ishin njohur në një bar në Londër në 2019 dhe megjithëse të dy ishin në marrëdhënie asokohe ata u lidhën kur kontaktoi me zonjën Nilsen në Kristiansund.

EMISIONET