Mbi 100 delfinë ngordhin në Amazonë, shkak thatësira dhe temperaturat e larta
Më shumë se 100 delfinë janë gjetur të ngordhur në Amazonë. Shkak besohet se jetë thatësira dhe temperaturat e larta të ujit që kanë shënuar një rekord ku në disa vende kanë kaluar 39 gradë Celsius.
Delfinët u gjetën në liqenin Tefé, teksa lajmi ka shtuar shqetësimet e shkencëtarëve të klimës mbi efektet që ka aktiviteti njerëzor në rajon.
Amazon, rrjedha më e madhe në botë, aktualisht është në sezonin e thatësirës dhe shumë specie të faunës së lumenjve po vuajnë gjithashtu nga temperaturat e larta rekord.
Studiuesit dhe aktivistët po përpiqen të shpëtojnë delfinët e mbijetuar duke i transferuar nga lagunat dhe pellgjet në periferi në pjesën kryesore të lumit ku uji është më i freskët, raportojnë mediat ndërkombëtare, por operacioni nuk është i lehtë për shkak të largësisë së zonës.
‘Transferimi i delfinëve të lumenjve në vende të tjera nuk është aq i sigurt, sepse është e rëndësishme të verifikohet nëse ka prani të toksinave ose viruseve, para se të lirohen kafshët në natyrë," shpjegojnë specilistët.
Thatësira po ndikon edhe në ekonomi. Nivelet nën mesataren e ujit janë raportuar në 59 komuna në shtetin e Amazonës, duke penguar si transportin ashtu edhe aktivitetet e peshkimit në lumë.
Autoritetet presin thatësira edhe më akute gjatë dy javëve të ardhshme, të cilat rrezikojnë të rrisin numrin e delfinëve të ngordhur