Masa shtesë ndaj të sanksionuarve në Ballkan

Senati amerikan është zotuar që të ndërmarrë masa shtesë ndaj të sanksionuarve nga Departamenti i Shtetit për korrupsion në Ballkanin Perëndimor në kuadër të forcimit të demokracisë dhe ekonomisë në rajon.

Masa shtesë ndaj të sanksionuarve në Ballkan

Një grup senatorësh amerikanë nga të dy partitë thonë se do të hartojnë një legjislacion special për sanksionet për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Projektligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive.

Plani për të sanksionuarit në kuadër të projektligjit të ligjvënëseve amerikanë për zhvillimin ekonomik, tregtisë dhe luftimit të korrupsionit në rajonin tonë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Projekligji, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker.

Iniciativa vjen mes shqetësimesh të rritura në rajon për shkak të luftës në Ukrainë. Senatorja Shaheen tha se marrëdhëniet e SHBA-së me Ballkanin Perëndimor janë thelbësore në këto momente, ku duken qartë synimet e Presidentit Putin për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore.

Senatorët amerikanë e shohin projektligjin si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e mundësive ekonomike si dhe mbështetje për përpjekjet për të çuar përpara demokracinë dhe çrrënjosur korrupsionin.

EMISIONET