Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, reagon sërish Meloni: Mund të jetë shembull për të tjerët
"Marrëveshja e arritur mes Italisë me Shqipërisë për ndërtimin e qendrave për emigrantët mund të shërbejë si një 'plan shembull' për vendet e tjera të BE-së' - kështu tha ditën e sotme kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Ajo shprehet se kjo marrëveshje mund të jetë shembull për vendet tjera dhe se kjo marrëveshje u prit me interes nga partnerët.
Meloni shton po ashtu se kjo marrëveshje është inovative dhe inteligjente dhe se është në dorën e tyre për ta zbatuar sa më mirë.
"Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë," tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.
Plani u kritikua nga ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut si ligjërisht i ndërlikuar dhe kërkon procedura të gjata./Dosja.al