Maqedonia e Veriut i dhuroi tanke Ukrainës, Moska: Bëri një gabim të madh

Maqedonia e Veriut i dhuroi tanke Ukrainës, Moska: Bëri një gabim

Maqedonia e veriut i dhuroi para pak ditësh Ukrainës disa tanke. Dje, më datë 2 korrik pati një reagim nga ana e ministrisë së jashtme ruse për këtë lëvizje duke e cilësuar si një gabim të madh për Maqedoninë e Veriut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përmes zëdhënëses së saj Maria Zaharova, ministria deklaroi se tanket e dhuruara në fakt, Maqedonia e Veriut i kishte marrë nga vetë Rusia në vitin 2000 për të luftur kundër "separatistëve shqiptarë".

“Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion ‘të padëmshëm’ të pajisjeve të vjetruara, Shkupi si besnike e NATO-s, është përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas.

Ne besojmë se ky është një gabim i madh i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Dhurimi i tankeve për Ukrainën u bë në 28 korrik, ndërsa sipas ministrisë maqedonase ato i përkisnin të ashtuquajturit gjeneratën e tretë të tankeve kryesore të betejës nga vitet 1970 dhe 1980, të cilët kanë armaturë të përbërë dhe sisteme kontrolli të qitjes të stabilizuara me kompjuter.

EMISIONET