Manastiri françeskan në UNESCO, Katedralja e Zojës në Tlaxcala, pretendente e Trashëgimisë Botërore

Manastiri françeskan në UNESCO, Katedralja e Zojës në

Një nga Manastiret Françeskanë më të hershëm në Meksikë, që i përket shek. të 16-të, pritet të përfshihet në listën e Trashëgimisë botërore të Unesco-s. Manastiri që vazhdon edhe sot të jetë një pikë takimi dhe vend shoqëror i bashkëjetesës, është nga të parët në fenë katolike.

Ansambli i Manastirit Françeskan dhe “Katedralja e Zojës” në Tlaxcala, një nga zonat e para katolike në Meksikë, është ndër kandidatët që do të përfshihen në listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Gjatë mbledhjes së komisionit në Fuzhou , Kina Juglindore, kjo pasuri do të ruhet si pjesë e trashëgimisë botërore për shkak të vlerave unike që mbart në shekuj.

"Ky manastir është më i hershmi në ndërtimin e tij dhe më pas ne fillojmë të rikrijojmë modelin, si pjesë e hegjemonisë së perandorisë Meksikë-Tenochtitlan," tha José de la Rosa, Drejtor i Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë.

"Si veprimtaria shoqërore ashtu edhe ajo fetare dominojnë nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 21-të sepse ne ende kemi këtë lloj aktiviteti edhe sot. Manastiri vazhdon të jetë një pikë takimi dhe vendi shoqëror i bashkëjetesës," tha Gelvín Xochitemo Cervantes, arkitekt i monumenteve historike.

Ekspertët theksojnë se ky manastir është nga të parët në fenë katolike, ku edhe lindi katolicizmi, që mori përhapje më pas në të gjithë Meksikën.

EMISIONET