Makina përplas 5 fëmijë në oborrin e çerdhes, njëri prej tyre humb jetën

Makina përplas 5 fëmijë në oborrin e çerdhes,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një makinë ka përplasur 5 fëmijë të cilët po luanin në oborr të çerdhes.

Për fat të keq njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në një çerdhe në L’Aquila, Itali

Makina ka qenë e parkuar në një rrugë tatëpjetë, kur papritur është nisur duke përplasur fëmijët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses, policia dhe karabinierët të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit

 

EMISIONET