Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës, Kievi: Kemi vrarë mbi 131 mijë ushtarë rus

Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës, Kievi: Kemi

Në fund të shkurtit bëhet një vit nga nisja e sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Që prej asaj kohe, Kievi pretendon se numri i ushtarëve të Moskës që kanë humbur jetën ka shkuar në 131.290.

Deklarata është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ku thuhet se 700 ushtarë rusë janë vrarë vetëm një ditë më parë.

Po ashtu bëhet e ditur se Putin ka humbur 3.220 tanke, 6.405 pajisje të rënda dhe 2220 sisteme të artilerisë.

Por media të tjera bëjnë të ditur shifra të tjera. New York Times, bën të ditur se numri I të vrarëve e të plagosurve të ushtrisë ruse ka shkuar në 200.000.

Ndërkaq beteja vazhdon e ashpër në lindje të Ukrainës. Në Bahmut janë regjistruar përplasje të forta mes palëve, por pa ndryshuar llogoret.

Agresioni i Moskës ndaj Kievit nisi në 24 shkurt dhe në atë kohë putin e cilësoi operacioni special.

EMISIONET