Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet kufitare

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, ku zyrtarët ukrainas thanë se dy persona u vranë dhe katër u plagosën në rajonin Sumy, ndërsa Rusia nga ana tjetër tha se tre civilë u plagosën në Belgorod.

Dy fëmijë janë mes të plagosurve në Sumy, njoftoi sot përmes Telegram komanda ushtarake e rajonit verilindor të Ukrainës. Shtëpitë dhe makinat janë dëmtuar, shtoi ai.

Në anën tjetër të kufirit, në rajonin jugperëndimor të Belgorodit, tre civilë, dy prej tyre fëmijë, u plagosën nga një sulm ajror ukrainas, tha përmes Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shtoi se janë shkatërruar dy objekte banimi dhe janë dëmtuar gjithsej më shumë se 15 objekte. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes Telegramit se gjatë natës shkatërroi dy dronë ukrainas mbi Belgorod.

Rajoni Sumy, si ai i Belgorodit, janë objektiva të sulmeve të shpeshta. Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët dhe pohojnë se sulmet e tyre synojnë të shkatërrojnë infrastrukturën e armikut kritike për përpjekjet e luftës.

EMISIONET