Lufta në Ukrainë/ Putini nënshkruan ligjet e aneksimit të Ukrainës pavarësisht pengesave ushtarake

Lufta në Ukrainë/ Putini nënshkruan ligjet e aneksimit të

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dokumentet përfundimtare për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës – edhe pse ushtria e tij pësoi pengesa të mëtejshme.

Rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë "pranuar në Federatën Ruse", thonë dokumentet.

Por në terren duket se ka një realitet tjetër, pasi forcat ukrainase po përparojnë si në jug ashtu edhe në lindje.

Në dy nga zonat e aneksuara - Luhansk dhe Kherson - Ukraina tha se ka rimarrë më shumë fshatra.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Serhiy Haidai, guvernatori ukrainas i Luhansk, i tha BBC të mërkurën se gjashtë fshatra në rajon ishin rimarrë.Dhe presidenti Zelensky më vonë tha se Ukraina kishte çliruar tre fshatra të tjerë në rajonin jugor të Kherson.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret për të zyrtarizuar sekuestrimin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia nga Rusia.

Ndërkohë, qyteti jugor i Zaporizhzhia u trondit nga një seri shpërthimesh të mëdha rreth një orë para agimit.

Autoritetet lokale thonë se shtatë raketa ruse goditën ndërtesat e banimit dhe se njerëzit janë nën rrënoja. Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima.

EMISIONET