Lufta në Ukrainë/ "Viktima të luftës" edhe delfinët
Në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës janë gjetur një numër i madh delfinësh me plagë të rënda djegieje në trup për shkak të bombardimeve.
Qindra delfinë u gjetën të plagosur ose të vrarë nga bombardimet në ujërat e Detit të Zi.
Denoncimi u bë nga Atanas Rusev, kreu i fushatës bullgare "Save the Dolphins" u cili u kushtoi një postim në rrjetet sociale cetaceve, siç njihen ndryshe delfinët duke i quajtur ata 'viktima të luftës'.
As popullsia e detit nuk është e sigurt nga lufta. Sipas aktivistëve shumë nga delfinë e pajetë të gjetur në breg kanë shenja të qarta të djegieve nga shpërthimet e bombave. Të tjerë mendohet se pësuan lëndime të brendshme që dëmtuan seriozisht aftësinë e tyre drejtuese.
Ekzemplarët e mbërritur të gjallë në brigjet e Bullgarisë duken të dobët, të paushqyer dhe nga trashësia e shtresës dhjamore mendohet se kanë të paktën 10 ditë pa ngrënë, citon TGCOM 24.