Lufta në kufi, por Garda Kombëtare e Polonisë aksion edhe ndaj emigracionit
Ushtarët që ruajnë Poloninë, në kufi me Bjellorusinë, gjatë një turi për mediat të organizuar nga vetë ushtria polake, treguan masat e sigurisë të ndërmarra nga Varshava zyrtare, që nga koha kur nisi lufta Rusi–Ukrainë gati 3 vjet më parë dhe nga ajo kohë, edhe për të survejuar krizën e emigrimit masiv.
Polonia dhe Bashkimi Europian kanë akuzuar Bjellorusinë dhe Rusinë se po përpiqen të përhapin kaos që prej vitit 2021, duke nxitur emigrantët drejt kufirit që Varshava e quan “Luftë hibride”. Minsku dhe Moska, vazhdimisht i kanë mohuar akuzat.
Një plan i ri operacional, në rajonin verilindor të Podlasie, ka hyrë në fuqi që prej gushtit dhe do të përfshijnë deri në 31 janar 2025, mbi 17 mijë trupa të Gardës Kombëtare të kufijve të Polonisë.
“Kjo është një stërvitje rutinë në kohë paqeje. Por në përgjithësi, kur një ushtar ka një armë, municione dhe leje për ti përdorur ato, do të thotë që është gati për luftim. Dhe kurdo që e bëjmë këtë, e bëjmë me saktësi, me precision, fokusohemi në atë që duhet të bëjmë, stërvitemi dhe e përkthejmë më pas në aksione reale, të drejtpërdrejta në mbrojtje të kufijve shtetërore”, tha Gjeneralmajor Arkadiusz Szkutnik.
Ende ka përpjekje të vazhdueshme nga emigrantët qark Polonisë, për të hyrë në vend, pavarësisht gardheve të ndërtuara në cdo pikë hyrëse dhe dalëse kufitare.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka aplikuar në vend, një politike të ashpër kundër emigracionit, strategji që ka fituar një mbështetje të jashtëzakonshme publike.