VIDEO/ Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA-së: Do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën me të gjitha mundësitë e mia
Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë betimit me dorën e majtë në një bibël të mbajtur nga gruaja e tij, Melania, dhe dorën e djathtë të ngritur, Trump deklaroi se do të kryej me besnikëri detyrën në Zyrën e Presidentit dhe do të mbrojë Kushtetutën.
“Betohem solemnisht se do të zbatoj me besnikëri detyrën në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, me të gjitha mundësitë e mia, kështu që më ndihmo Zoti”, tha Trump.