Lituania i dhuron Ukrainës dronin shkatërrues 5 milion eurosh. Mblodhi fondet nga qytetarët

Lituania i dhuron Ukrainës dronin shkatërrues 5 milion eurosh. Mblodhi

Lituania ka mbledhur 5 milion euro nga qytetarët e saj për të blerë një dron "Bayraktar TB-2" për ushtrinë ukrainase.

Qeveria e njoftoi arritjen të shtunën në llogarinë në Twitter dhe tha se shuma u mblodh brenda tre ditëve, kryesisht nga donacionet e vogla.

Lituania i dhuron Ukrainës dronin shkatërrues 5 milion eurosh. Mblodhi

Dronët "Bayraktar" janë ndër armët më moderne dhe më të famshme në arsenalin e ushtrisë ukrainase.

Në fillim të luftës ushtria ukrainase postoi një video që tregonte sulmet e kësaj arme ndaj ushtrisë ruse, së cilës i kishte sjellë dëme të mëdha.

Ukraina, nga ana e saj, e falenderoi Lituaninë për kontributin që ajo i dha, si një shtet i BE-së dhe fqinj i Rusisë gjithashtu.

EMISIONET