Lija e majmunit/Guvernatori i Teksasit: Emergjencat shëndetësore diktaturë, politikanët po shkelin liritë tuaja

Lija e majmunit/Guvernatori i Teksasit: Emergjencat shëndetësore

Guvernatori i Floridas pretendon se politikanët po kërkojnë të ngjallin frikë në popull dhe të kufizojnë liritë e tyre me emergjencat. Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë po mendon ta shpallë gjendjen e emergjencës për shkak të lisë së majmunit.

Ilinois u bë shteti i fundit që e shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të shpërthimit të lisë së majmunit.

Të enjten pati raportime se Shtëpia e Bardhë mund të shpallte gjendjen e emergjencës në rang federal pasi Shtetet e Bashkuara numërojnë mbi 7100 raste në rang vendi.

Por lidhur me këtë, guvernatori i Floridas ka një mendim tjetër.

Kreu i qeverisë pretendon se masat vendosen për të frikësuar popullin dhe për të cunguar liritë e tyre.

Ron De Santis: Ju shikoni që të gjithë politikanët po përpiqen t’ju frikësojnë juve rreth kësaj, mos dëgjoni marrëzitë e tyre. Ju e shihni që disa shtete po shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ata do të abuzojnë me fuqitë e emergjencës për të kufizuar lirinë tuaj. Ju garantoj se kjo është ajo që do të ndodhë. Ne pamë shumë gjëra gjatë Covidit.

Republikani, i cili minimizoi pothuajse të gjitha masat anti-Covid gjatë gjendjes së pandemisë, bëri edhe një zotim personal ndaj qytetarëve të shtetit të Teksasit.

Ron De Santis: Ne nuk do të dalim mbi faktet dhe nuk do të frikësojmë popullin dhe të përpiqemi të sillemi sikur njerëzit nuk mund të jetojnë siç kanë bërë normalisht për shkak të diçkaje.

Numrin më i lartë i rasteve me linë e majmunit është raportuar në shtetin e Nju Jorkut, i cili ndiqet nga Kalifornia dhe Illinois.

EMISIONET