Liderët e BE-së mblidhen sot në Bruksel, diskutohet për kreun e ri të KE-së dhe Këshillit Europian

Liderët e BE-së mblidhen sot në Bruksel, diskutohet për

Liderët e Bashkimit Europian takohen ditën e sotme për të diskutuar se kush do të qëndrojë në krye të posteve kryesore si dhe drejtimin që blloku do të ndjekë në legjislaturën e re të Parlamentit Europian.

Gjatë pasdites së sotme, liderët e unionit do të takohen me Presidenten e Parlamentit Europian  Roberta Metsola dhe më pas do të konsumojnë një darkë pune rreth orës 18.30.

Në bisedimet e sotme do të jetë e pranishme edhe presidentja aktuale e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Megjithatë, kjo e fundit duke qenë se është kandidatja e Partisë Popullore Europiane për president të KE-së, nuk do të përfshihet në diskutimet rreth aty që cilësohen si “top jobs” në Bruksel.

Pritet që gjatë darkës liderët e BE-së të propozojnë kandidatë për kreun e ri të Komisionit Europian, por edhe për Këshillin Europian, i cili drejtohet aktualisht nga liberali belg Charles Michel, po ashtu edhe për Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për çështjet e Jashtme dhe Politikat e Jashtme, që aktualisht mbahet nga socialisti spanjoll Josep Borrell.

Një marrëveshje politike për këto poste është e mundshme por do të duhet të konfirmohet formalisht gjatë Samitit që do të mbahet më 27-28 qershor.

Përpos rezultatit të zgjedhjeve europiane që u mbajtën më herët gjatë qershorit, në këtë garë do të merren parasysh edhe diversiteti gjeografik, ai demografik, ekuilibri gjinor dhe ai politik.

EMISIONET