Liban/ Izraeli kërkon dhe 30 ditë kohë për të tërhequr trupat, reagon Hezbollah
Izraeli i ka kërkuar SHBA-së edhe 30 ditë shtesë, për të tërhequr ushtarët e tij nga Libani jugor.
Marrëveshja 60-ditore e armëpushimit, e cila u mbajt në 27 nëntor të vitit të kaluar, detyronte forcat izraelite të dorëzonin të gjitha pozicionet e tyre ushtarake në Libanin jugor.
Sipas burimeve nga gazeta ‘Haaretz’, SHBA dhe Franca po diskutojnë zgjatjen e kërkuar me zyrtarët izraelitë dhe libanezë. Franca nuk sheh asnjë problem për këtë shtyrje.
Por këtë mëngjes ‘Radio Army’ raportoi se administrata e Donald Trump, nuk është e gatshme ta miratojë këtë shtyrje 30-ditore, sipas saj administrata paraardhëse ishte e gatshme ta zvarriste këtë gjë.
Për këtë çështje ka reaguar dhe Hezbollahu, i cili u bëri thirrje autoritetit politik në Liban, që të bëjnë presion ndaj vendeve që mbikëqyrin marrëveshjen izraelito- libaneze, me objektiv që IDF të tërhiqet në datën 26 janar, i cili është afati përfundimtar i marrëveshjes.