Lia e majmunit/ Rriten infektimet, regjistrohen vdekjet e para në Europë

Lia e majmunit/ Rriten infektimet, regjistrohen vdekjet e para në

Lia e majmunit po kthehet në shqetësimin kryesor në sistemin e shëndetësisë. Madje rastet e vdekjeve janë regjistruar edhe në Evropë.

Të premten Spanja deklaroi viktimën e parë, ndërsa në të njëjtën ditë edhe Brazili ka bërë të ditur se një prej pacientëve ka humbur jetën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në raportin e saj të fundit, Ministria spanjolle e Shëndetësisë tha se ishin 4,298 raste të konfirmuar në vend. Por nga 3,750 pacientët për të cilët kishte informacion, 120 ishin shtruar në spital dhe një kishte vdekur. Megjithatë Madridi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për situatën.

Autoritetet shprehen se edhe pse përhapja e lisë së majmunit nuk është e shpejtë sa Covid 19, situata mbetet e rëndë ndaj kërkohet marrja e masave.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku, vetëm 5 vdekje ishin raportuar në mbarë botën, të gjitha në rajonin afrikan.

Por tashmë duke se gjithçka ka ndryshuar, duke përshirë në rastet me viktima edhe Evropën.
OBSH të shtunën e kaluar shpalli emergjecën globale, duke paralajmëruar shtrëngime të tjera pas lehtësimeve të vendosura për koronavirusin.

Deri më tani nga identifikimi i pacientit të parë, janë regjistruar 20 mijë persona të prekur nga lia e majmunit.

EMISIONET