Avioni kinez që la të vdekur 132 persona dyshohet se u rrëzua qëllimisht

Avioni kinez që la të vdekur 132 persona dyshohet se u rrëzua

Kutia e zezë e avionit të Kinës Lindore ka hedhur dritë mbi shkaqet e rrëzimit të avionit Boeing 737-800 në mars.

Është zbuluar se dikush në kabinë e ka rrëzuar qëllimisht avionin nga 8800 metër lartësi duke lënë të vdekur 132 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas një vlerësimi paraprak nga SHBA.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo është cilësuar si një ndër katastrofat ajrore më vdekjeprurëse në Kinë ndër dekada.

Në kutinë e zezë është regjistruar një person të urdhërojë ndërhyrjen në sistemin e kontrollit duke e detyruar avionin të bëjë uljen e menjëhershme vdekjeprurëse.

Sipas "Journal", zyrtarët amerikanë të përfshirë në hetim po fokusohen në veprimet që ka bërë njëri prej pilotëve duke mos lënë të përjashtuar as mundësinë që dikush të ketë hyrë në kabinë qëllimisht.

EMISIONET