Kulla simbol e qytetit italian drejt shembjes, mbyllet për turistët

Kulla simbol e qytetit italian drejt shembjes, mbyllet për turistët

Një kullë mesjetare në qytetin italian të Bolonjës është mbyllur për shkak të frikës se mund të shembet.

Autoritetet kanë filluar të ndërtojnë një gardh 5 metra të lartë rreth kullës Garisenda të shekullit të 12-të për të mbajtur mbeturinat në rast se bien, shkruajnë mediat italiane.

Kulla 47 metra anon në një kënd prej katër gradësh dhe gjatë monitorimit është zbuluar se është zhvendosur mjaftueshëm sa për të qenë një kërcënim për banorët që mund të frekuentojnë atë zonë.

Këshilli i qytetit tha se situata është jashtëzakonisht kritike. Për pasojë, ato kanë nisur zbatimin e një plani të mbrojtjes civile për të ruajtur kullën dhe thanë se puna që fillon tani është faza e parë për ta bërë atë të sigurt.

Ndërtimi i rrethojës do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa kulla dhe sheshi poshtë saj pritet të qëndrojnë të mbyllura për disa vite. Qyteti vlerëson se vetëm rrethimi do të kushtojë 4.3 milionë euro, raportojnë mediat e huaja.

Kulla Garisenda është një nga dy kullat që dominojnë horizontin e Bolonjës.

Tjetra, kulla Asinelli, është rreth dy herë më e lartë dhe gjithashtu ka filluar të anojë, megjithëse jo aq dramatike dhe vijon të jetë e  hapur për turistët.

EMISIONET