Kryeministri bullgar prish ‘dasmën’: Vetoja nuk hiqet derisa Asambleja ta vendosë

Kryeministri bullgar prish ‘dasmën’: Vetoja nuk hiqet derisa

Kryeministri bullgar, tashmë në detyrë, nga Brukseli, ka shuar çdo shans për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht edhe ndaj Shqipërisë.

Kirill Petkov, i cili u shkarkua nga parlamenti një ditë më parë pasi nuk mundi t’i shpëtojë një mocion mosbesimi është shprehur të enjten se vetoja nuk mund të hiqet gjatë samitit dyditor të BE-së në një moment kur zyrtarët e BE-së i kanë bërë thirrje parlamentit bullgar që të heqë veton.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nuk ka asnjë shans që vetoja të hiqet gjatë këtij samiti, megjithëse besoj se ajo është afër. Mua personalisht më pëlqen propozimi francez, por ajo nuk më takon mua, por parlamentit," tha ai.

Rrëzimi i qeverisë së Petkovit ka krijuar një klimë të paqëndrueshme politike në vend dhe heqja e vetos do të ndikonte te zgjedhësit të cilët kryesisht e mbështesin penalizmin ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të disa pretendimeve lidhur me entitetin dhe gjuhën maqedonase.

Në Sofje ndërkohë partia kryesore e opozitës e udhëhequr nga ish-kryeministri i vendit, Bojko Borisov po insiston që parlamenti t’i japë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për çeljen e negociatave të pranimit në BE.

Nga qeveria thonë se çështja e Maqedonisë duhet të shkojë si fillim në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe më pas t’i propozohet parlamentit, ku me gjasë kjo seancë mund të mbahet të premten.

Petkov madje deklaroi se ai e mbajti fjalën e tij si kryeministër, sepse tha se parlamenti do ta merrte vendimin, dhe jo Këshilli i Ministrave.

Parlamenti bullgar ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit bullgar Kiril Petkov ditën e djeshme pas mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës ku votuan 123 deputetë pro shkarkimit dhe 116 kundër.

EMISIONET