Krijuesja e AstraZeneca: Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid

Krijuesja e AstraZeneca: Pandemia e ardhshme mund të jetë më

Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e Koronavirusit, ka paralajmëruar shkencëtarja britanike Dame Sarah Gilbert, një nga krijueset e vaksinës së Oxfordit, AstraZeneca.

"Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se pandemia tjetër mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja bashkë. Nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi pas gjithçkaje që kemi kaluar, përfshirë edhe humbjet e mëdha ekonomike që kemi pësuar, të themi se nuk ka fonde për të rritur gatishmërinë ndaj një pandemie të mundshme”, tha shkencëtarja Gilbert.

Profesoresha Gilbert ka kërkuar nga qeveritë më shumë mbështetje për shkencën dhe kërkimin shkencor. "Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin", tha shkencëtarja britanike.

Ndërsa foli për rritjen e gatishmërisë së parandalimit në kohë të efekteve e një pandemie të ardhshme, ajo kërkoi kujdes më të shtuar ndaj variantit të ri të Covidit, Omicron, derisa të ketë më shumë informacion mbi këtë mutacion.

Qeveria britanike ndërkaq ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e variantit të ri. Të shtunën, qeveria njoftoi se udhëtarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar do t'u kërkohet të tregojnë prova se nuk mbartin virusin.

EMISIONET