Kosta-Rika, skandalet me tenderët/ Presidenti: Nuk isha në dijeni

Kosta-Rika, skandalet me tenderët/ Presidenti: Nuk isha në dijeni

Kosta-Rika është goditur nga një skandal korruptiv dhe skema ryshfeti që përfshijnë zyrtarë qeverie deri në zyrën e presidentit.

Autoritetet kryen të hënën 57 bastisje dhe arrestuan 28 persona të dyshuar për marrje dhe ofrim parash e pasurish të patundshme kundrejt dhënies së kontratave të ndërtimit për firmat private.

Valter Espinoza, drejtuesi i hetimeve, tha se gjatë viteve 2018-2020, personat i shkaktuan vendit rreth 125 milionë dollarë dëm financiar.

"Kompanitë praktikisht kishin monopol në caktimin e tenderë ve dhe ishin ato që i fitonin gjithnjë duke rënë në syrin e publikut, sepse kishin përkrahjen ilegale të zyrtarëve."

Bastisjet e të hënës u kryen në zyrat e Ministrisë së Punëve Publike, në biznese dhe në dy firma të mëdha ndërtimi, ndërkohë që për pesë orë me radhë u kërkua për prova edhe në godinën presidenciale, te zyra e këshilltarit të presidentit kostarikan, Karlos Alvarado.

"Ndjehem jashtëzakonisht i indinjuar, i zemëruar dhe i acaruar për aktet e korrupsionit dhe ryshfetit që po mësojmë. Është dëshira ime dhe e kostarikanëve që kësaj çështjeje t'i shkohet deri në fund. Presidenti i Republikës nuk di hollësi për faktet dhe as nuk është i përfshirë në dhënie kontratash për punët publike," reagoi presidenti i Kosta-Rikës, Alvarado.

EMISIONET